Atmosferë Krishtlindjesh në Kosovë, dom Marjan Topalli: Mesha do të mbahet në mesnatë, do respektohen masat
Zëvendës-famulltari i Katedrales “Nënë Tereza”, dom Marjan Topalli u shpreh për Euronews Albania se në Kosovë pavarësisht situatës së pandemisë ka atmosferë Krishtlindjesh.
“Sa i përket kësaj periudhe ku po jetojmë natyrisht që nuk është e lehtë për askënd dhe është një sfidë me madhe, por feja na jep shpresë dhe guxim dhe këtë vështirësi, pengesë që na ka gjunjëzuar, na bën që të ngrihemi dhe të shkojmë drejt Krishtlindjes. Atmosfera është e mirë, e ngrohtë, dallon nga vitet e mëparshme, këtu vazhdon të jenë njerëzit e përgatitur, ne përgatitemi për 4 javë radhazi”, u shpreh dom Marjan Topalli.
Ai tregoi më tej se meshat e Krishtlindjes në Kosovë do të mbahen në orën 00:00 në mesnatë, ku do të respektohet edhe masat anti-COVID.
“Meshat do të mbahen sikur vite më parë, në orën 24:00 në mesnatë, në të gjitha kishat dhe në katedralet. Sigurisht që ne do t’i përmbahemi të gjitha masave që janë të domosdoshme dhe në të gjitha kishat dhe në katedralet do të ketë tunel dezinfektimi dhe masat mbrojtëse”, u shpreh ai.
Lexoni gjithashtu:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta