Audi e Porsche vendosin të hyjnë në Formula 1

2 Maj 2022 | 18:21

Prodhuesit gjermanë të makinave, Audi dhe Porsche kanë vendosur që të hyjnë në Formula 1.

Deklarata është bërë nga kreu i grupit të Volkswagen – kompania mëmë – këtë të hënë, raporton BBC.

Herbert Diess tha se diskutimet për hyrjen në F1 janë zhvilluar në nivel bordi.

Ai tha se drejtuesit e Audi dhe Porsche, që sjellin të ardhurat më të mëdha për Volkswagen, argumentojnë se kjo mund të sjellë më shumë para.

Duke folur në një event në Wolfsburg, ku Volkswagen ka bazën, Diess tha se përgatitjet e Porsche janë më shumë konkrete se sa Audi, pa dhënë detaje.

Porsche pritet që të hyjë në F1 përmes një bashkëpunimi me Red Bull.

Audi mund të bëhet pjesë përmes blerjes së një prej kompanive ekzistuese në F1 si McLaren, Sauber, Aston Martin dhe williams.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Paraqitje pozitive ndaj Izraelit, Sherri: Nder dhe krenari të vesh atë fanellë, nuk do e harroj kurrë!

Shqipëria pësoi disfatë 0-1 ndaj Izraelit, në miqësoren e luajtur në “Air Albania”. Një paraqitje pozitive në mes të shtyllave zhvilloi portieri kuqezi, Alen Sherri,...
21:00 | 04/06/2026

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian Chivu për zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2028, duke konfirmuar besimin e plotë...
21:00 | 04/06/2026

Andoni Iraola emërohet trajneri i ri i Liverpoolit

Andoni Iraola është emëruar trajneri i ri i Liverpoolit, duke zëvendësuar Arne Slotin, pasi udhëhoqi AFC Bournemouth drejt përfundimit më të mirë të historisë së...
20:54 | 04/06/2026