Auditimi i KLSH për sitet arkeologjike: Ministria e Kulturës nuk ka politika zhvillimi

14 Korrik 2021 | 17:28

Parqet Arkeologjike të Apolonisë, Bylist, Amantias dhe Orikumit nuk kanë ende një plan mbrojtjeje dhe menaxhimi.

Përveç Parkut Arkeologjik të Butrintit dhe Apolonisë të cilët ruhen me roje private, Parku i Bylisit, Amantias dhe Orikumit nuk kane asnjë punonjës për ruajtjen e tyre.

Këto janë vetëm disa nga përfundimet që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxjerrë pas auditimit për sitet arkeologjike, ku i adreson Ministrisë së Kulturës shumë detyra të pakryera.

Edhe pse Apolonia është në listën e siteve të mbrojtura, vitin e shkuar nuk i shpëtoi dot sulmeve. Dy kolona u dëmtuan, duke treguar se kërcënimet janë reale.

Edhe pse thirrjet nga studiues e arkeologë kanë qenë të shumta për të investuar në gërmime, mirëmbajtje, ruajtje, dhe restaurim, duket se mungesa e kuadrit rregullator po kthehet në kërcënim për historinë.

Të dhënat në pesë vitet e fundit tregojnë se numri i vizitorëve, në sitet arkeologjike është rritur, çka do të thotë më shumë të ardhura nga turizmi kulturor, por duket se mungesa e investimeve dhe promovimi i tyre ka ngelur përsëri shumë hapa mbrapa.

Ndër të tjera, KLSH shkruan se, një potencial i madh objektesh të trashëgimisë kulturore janë ende të pa gërmuara, dhe Parqet Arkeologjike Bylis, Amantia dhe Orikum nuk kanë ndriçim dhe nuk janë të mbuluara me ruajtje fizike.

Ndër të tjera, në mesazhin e auditimit theksohej se punonjësit e koordinimit të këtyre parqeve punojnë pa një plan me masa konkrete.

Analiza po ashtu përmban mungesa të tjera siç është ajo e guidave, e ndër të tjera ajo përmban edhe një sërë propozimesh të cilat duhet të përmbushen. 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026