Australia e Jugut përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura deri në 41 gradë

27 Dhjetor 2022 | 11:47

Australia e Jugut është në kulmin e valës së parë të të nxehtit të këtij viti dhe paralajmërimet për temperatura ekstreme janë në fuqi në atë pjesë të vendit, raporton Guardian.

Në Adelaide, temperatura gjatë natës ishte 27.4 gradë Celsius, ndërsa shteti i Victoria kishte natën më të nxehtë në katër vitet e fundit, sipas gazetës britanike.

Mëngjesi i Adelaide solli temperatura prej 38 gradë Celsius dhe paralajmërime për valë të nxehtit u lëshuan në Australinë e Jugut, Viktoria, Tasmania, Uellsi i Ri Jugor dhe pjesë të izoluara të Australisë Perëndimore.

Temperaturat pritet të jenë 8-16 gradë mbi mesataren.

Ndërkohë që gjatë ditës priten temperaturat më të larta ndërmjet 37 dhe 41 gradë Celsius në veri dhe perëndim të Melburnit dhe Viktorias, paralajmërohet edhe ndryshim i motit, i cili do të sjellë reshje shiu me erëra deri në 90 kilometra në orë të mërkurën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i quajti të premten sulmet e fundit me dronë kundër anijeve në Ngushticën e Hormuzit një “shkelje të pamend” të...
18:35 | 26/06/2026

Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët

Vendndodhja e gati 300 personave që rezultuan pozitivë për Ebolën në Republikën Demokratike të Kongos mbetet e panjohur, sipas drejtorit të përgjithshëm të Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin...
18:23 | 26/06/2026

BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse

Bashkimi Evropian ka dërguar ndihmë emergjente në Venezuelë pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin më 24 qershor, duke shkaktuar viktima dhe dëme të...
18:19 | 26/06/2026