Stuhia e dimrit në SHBA bllokon banorët e Nju Jorkut në makina
Të paktën 28 njerëz kanë vdekur në shtetin perëndimor të Nju Jorkut, shumica e tyre në Buffalo, pasi një stuhi dimërore vazhdon të godasë Amerikën e Veriut.
Një zyrtar shtetëror tha se disa njerëz ishin bllokuar në makina për më shumë se dy ditë gjatë asaj që ishte “ndoshta” stuhia më e keqe e jetës së tyre, shkruan BBC.
Deri të martën pritet të ketë deri në 23 cm të tjera borë në pjesë të shtetit, paralajmërojnë meteorologët.
Stuhia që shtrihet nga Kanadaja në kufirin me Meksikën ka vrarë 56 persona.
Presidenti amerikan Joe Biden miratoi një deklaratë emergjente që lejon mbështetjen federale për shtetin e Nju Jorkut. “Zemra ime është me ata që humbën të dashurit këtë fundjavë festive”, shkroi ai në Twitter.
Mark Poloncarz, ekzekutivi për Erie County ku ndodhet Buffalo, tha: “Ne mund të shohim një lloj drite në fund të tunelit, por ky nuk është ende fundi”.
“Është një stuhi që ndodh një herë në gjeneratë” tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë