Australia hap kufijtë për të gjithë udhëtarët e vaksinuar
Australia do të hapë kufijtë për udhëtarët ndërkombëtarë që janë vaksinuar me dy doza në fund të shkurtit, njoftoi kryeministri australian Scott Morrison të hënën.
Australia ka qenë e mbyllur për shumicën e udhëtarëve që nga fillimi i vitit 2020.
Në nëntor të vitit 2021, ky vend lehtësoi masat e udhëtimit me Zelandën e Re, Singaporin, Korenë e Jugut dhe Japoninë.
Deri tani, banorët e përhershëm dhe familjet të tyre, së bashku me studentë ndërkombëtarë dhe emigrantë që punojnë atje lejohen të hyjnë në vend me dy doza të një vaksine kundër COVID, të miratuar në vend.
I njëjti rregull do të vlejë edhe për turistët nga fundi i shkurtit.
Australia i ka miratuar të gjitha vaksinat anti-COVID që janë aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, përkatësisht AstraZeneca, Pfizer, Moderna, Sinovac, Coronavac, Johnson & Johnson.
Australia ka konfirmuar deri më tani 2,727,260 infektime dhe 4,200 vdekje nga COVID-19.
Aktualisht, rreth 80% e të rriturve në vend janë plotësisht të vaksinuar.
Trump: Tarifa 100% për vendet evropiane që vendosin taksën dixhitale për kompanitë amerikane
Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit
“Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti
- 19:50 Trump: Tarifa 100% për vendet evropiane që vendosin taksën dixhitale për kompanitë amerikane
- 19:43 Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:33 Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit
- 19:31 Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:04 “Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti