Autizmi ‘flet me ngjyra’, fëmijët pikturojnë në mbështetje të bashkëmoshatarëve të veçantë
‘Autizmi flet me ngjyra’ është ekspozita me piktura që bashkoi fëmijë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Geraldi 11-vjeçar u frymëzua nga shoku i tij me çrregullime në spektrin e autizmit dhe realizoi këtë pikturë në mbështetje të gjithë fëmijëve.
“Jam frymëzuar nga shoku im që e kam në lagje dhe kam marrë idenë për ta bërë këtë fëmijë. Dola çmimi i parë nga tri pikturat më të mira, jam shumë i gëzuar. Kam dashur të tregoj që autizmi është një gjë jo ndryshe dhe të gjithë jemi njësoj”, thotë 11-vjeçari Gerald Abdurrahmanaj.
Në këtë ekspozitë, ku u përzgjodhën si fituese tri piktura, morën pjesë 18 fëmijë nga 8 deri në 13 vjeç.
“E kam një shok me autizëm në klasë dhe e dua shumë, e ndihmoj gjithmonë kur ka nevojë”, thotë një nga fëmijët pjesëmarrës në ekspozitë.
“Mendimin tim e kam paraqitur te kjo pikturë, duke bërë dy djem të njëjtë dhe njëri që është autik, por të dy i lidh diçka që kanë gjëra të përbashkëta”, thotë një tjetër.
Konkursi erdhi nga një bashkëpunim mes psikologëve dhe sociologëve, për të treguar përmes artit se në shoqëri duhet pranuar ajo që është e veçantë.
“Përmes pikturës, vizatimit, skicave sado që ngjyrat mund të jenë të ndryshme dhe domethënia e tyre përkthehet në botën e artit të fëmijëve që është më e madhe dhe më e pasur sesa e ne të rriturve. Në të rriturit nga kjo ekspozitë mësuam edhe më shumë sesa ata janë të prirur të ndihmojnë dhe të jenë bashkëpunues”, shprehet Marsi Simo, sociologe.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta