Autobusi bie nga lartësia prej 800 metrash, humbin jetën mbi 30 persona në Bolivi

18 Shkurt 2025 | 10:41

Më shumë se 30 persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik autobusi në një rrugë malore në Bolivi, njofton policia.

Automjeti ka rënë nga një lartësi prej pothuajse 800 metrash në një luginë në rrethin jugperëndimor të Yocalla. Sipas një oficeri të policisë, 14 persona të tjerë, përfshirë 4 fëmijë, janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur mes qyteteve Potosi dhe Oruro, dhe zyrtarët besojnë se shkaku i përplasjes mund të ketë qenë shpejtësia e lartë, duke bërë që shoferi të humbë kontrollin. Koloneli i policisë, Victor Benavides, theksoi për agjencinë AFP se ky është një nga aksidentet më të rënda rrugore të këtij viti në Bolivi.

Aksidentet rrugore vdekjeprurëse janë një fenomen i zakonshëm në Bolivi, ku rrugët malore janë të njohura për rrezikshmërinë e tyre. Vetëm muajin e kaluar, 19 persona humbën jetën kur një autobus doli nga rruga afër Potosit. Sipas të dhënave të qeverisë, aksidentet rrugore vrasin mesatarisht 1400 njerëz çdo vit në këtë vend të Amerikës së Jugut, që ka rreth 12 milionë banorë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026