10 të vdekur e 44 të plagosur nga aksidenti i një autobusi të Kosovës në Kroaci

25 Korrik 2021 | 10:31

Dhjetë persona humbën jetën dhe 44 të tjerë u lënduan nga aksidenti i një autobusi me targa të Kosovës që udhëtonte tranzit në Kroaci.

Gazeta kroate “Jutarnji” tha se aksidenti ndodhi rreth orës 6:20 minuta në Slavonski Brod, rrugën kufitare për në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Autobusi i kompanisë “Deva Tours”, kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë në bord, prej tyre 10 fatkeqësisht kanë humbur jetën – 9 pasagjerë dhe një nga shoferët – ndërsa 44 të tjerë janë dërguar në spitalin e Slavonski Brodit.

Drejtuesi kroat i Mbrojtjes Civile, Damir Trut, tha se prej të plagosurve 8 ishin rëndë, ku 4 prej tyre u detyruan t’i nënshtroheshin ndërhyrjeve kirurgjikale.

Në total janë rreth 15 persona të kenë shpëtuar pa probleme ndërsa autoritetet kroate kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Burime për Euronews Albania bënë me dije se për në Kroaci është nisur një autobus tjetër për të marrë pasagjerët që fatmirësisht kanë shpëtuar nga aksidenti.

Reagimet e udhëheqësve kosovarë dhe shqiptarë

Pak orë pas raportimeve të para për aksidentin në Kroaci, Kryeministri Albin Kurti shprehu pikëllim për ngjarjen teksa tha se ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla po nisej për në Kroaci dhe po kështu ambasadori i Kosovës qe nisur për në vendngjarje.

Kurti tha se lutej që të ketë sa më pak viktima dhe të lënduar.

Ngjashëm shprehën trishtim për aksidentin e ndodhur, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe politikanë të tjerë.

Teksa adresoi ngushëllimet për familjet e prekura, Osmani tha se “shteti i Kosovës do të jetë në funksion për lehtësimin e dhimbjes së familjeve që humbën të dashurit e tyre”.

Ngushëllime shprehu edhe Presidenti kroat Zoran Milanoviç dhe kryeministri Andrej Plenkoviç.

Milanoviç tha se “i bashkohej njerëzve të Kosovës në këtë moment të trishtë për të gjithë”, ndërsa Plenkoviç theksoi se autoritetet kroate kishin shkuar në vendngjarje për t’u siguruar të plagosurve mbështetjen e nevojshme.

Nga Shqipëria, keqardhje për ngjarjen shprehën Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Presidenti Meta teksa shprehu ngushëllime për familjet e viktimave falënderoi autoritetet kroate për kujdesin e treguar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026