Disa kompani po përcaktojnë çmimin e miellit në treg, thotë Autoriteti i Konkurrencës
Autoriteti i Konkurrencës ka paralajmëruar disa nga kompanitë që merren me tregtimin e miellit në vend për shkelje të konkurrencës në caktimin e çmimit të tij.
AK deklaron se ndërmarrjet Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK në bashkëpunim me njëra tjetrën kanë caktuar çmimet e shitjes duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit, në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës.
Reagimi vjen pas shqetësimit të bërë publik në media lidhur me rritjen e çmimit të bukës në disa furra në kryeqytet.
Në vendimin e vitit të kaluar, AK kishte vendosur monitorimi për një periudhë njëvjeçare të sjelljes së ndërmarrjeve të mësipërme.
Autoriteti i Konkurrencës shprehet se do të dalë me një vendim mbi zbatimin e kushteve dhe detyrimeve të dhëna nga monitorimi i mëparshëm lidhur me këto kompani.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta