Avancimi i forcave ruse, Ukraina shkarkon komandantin ushtarak në Kharkiv

13 Maj 2024 | 12:05

Ukraina ka shkarkuar komandantin ushtarak përgjegjës për rajonin e Kharkivit. Lajmi u bë publik nga një zëdhënës i ushtrisë ukrainase për mediat.

Nazar Voloshyn tha për mediat se një vendim i tillë u mor të shtunën. Ai shtoi se gjenerali i ri i emëruar në këtë pozicion është Mykhailo Drapatyi.

Rusia nisi një sulm masiv përgjatë kufirit verilindor të Ukrainës në rajonin e Kharkiv.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të shtunën se forcat e saj kishin marrë pesë fshatra kufitare në rajonin e Kharkivit.

Drejtuesi i ushtrisë ukrainase, Oleksander Syrskyi tha të dielën se forcat ukrainase po bënin gjithçka të mundshme për të mbajtur vijën e frontit.

“Njësitë e Forcave Mbrojtëse janë angazhuar në luftime të ashpra për të zmbrapsur përpjekjet e pushtuesve rusë për të çarë vijën mbrojtëse dhe i kanë ndalur ata”, shkruajti zoti Syrskyi në rrjetin Telegram.

“Situata është e vështirë, por Forcat Mbrojtëse të Ukrainës po bëjnë gjithçka për të mbajtur pozicionet mbrojtëse dhe për t’i shkaktuar dëm armikut”, shtoi ai.

Ukraina është duke bërë përpjekje mbrojtëse disa muaj pasi u ngadalësuan furnizimet me municione amerikane. Forcat ruse kanë një avantazh domethënës në rekrutë dhe municione.

Zëdhënësi ushtarak Nazar Voloshyn tha për televizionin ukrainas se ofensiva kryesore ruse ishte ndaj qyteteve Vovchank dhe Lyptsi, rreth 20 km pranë Kharkivit, qytetit të dytë më të madh të Ukrainës.

Në vitin 2022, pak pas fillimit të sulmit frontal, forcat ruse arritën deri në rrethinat e qytetit Kharkiv, por u zmbrapsën sërish deri përtej kufirit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026