Avdullah Hoti kandidat i LDK-së për kryeministër

30 Dhjetor 2020 | 14:39

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se Avdullah Hoti do të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Lajmi u bë i ditur nga kreu i LDK-së Isa Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë.

Gjatë fjalës para mediave, z. Mustafa tha se Kosova nën drejtimin e Avdullah Hotit ka arritur suksese si brenda ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Lideri i LDK-së u shpreh gjithashtu se arritje të tilla e kanë shtyrë partinë t’i besojë Hotit në zgjedhjet e reja.

 Ai shtoi se rrëzimin i qeverisë ‘Hoti’ nuk erdhi nga moskryerja e punës, por për shkak të rrethanave të tjera.

“Ne javën e kaluar kemi diskutuar lidhur me punën e qeverisë. Kemi vlerësuar se qeveria ka bërë punën mirë, ka arritur ta rikthejë Kosovën në arenën ndërkombëtare. Kemi vlerësuar që qeveria ka punuar mirë në luftën kundër pandemisë. Po ashtu, kemi vlerësuar se programi i rimëkëmbjes ekonomike. Vlerësimet tona janë se qeveria nuk ka ra për shkak të mos kryerjes së punës, gjithë kjo ka ndodhur jashtë fajit të qeverisë. Kjo ka ndikuar që edhe sot ne ta konsiderojmë se z.Hoti është kryeministër i kësaj qeverie në vazhdim. Do të vazhdojë [Hoti] të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhje”, tha ai. 

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti, presidentja në detyrë, Vjosa Osmani ftoi menjëherë partitë për të konsultuar mbi caktimin e një date për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por pavarësisht kësaj përpjekjeje, derti tani nuk ka ende një datë konkrete.

Lexoni gjithashtu:

Kosova shkon në zgjedhje të reja, Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë “Hoti”

Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë “Hoti”, Osmani takim me partitë politike për datën e zgjedhjeve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026