Avionë serbë patrullojnë pranë pikës kufitare të Jarinjës

25 Shtator 2021 | 14:14

Dy avionë të ushtrisë serbe patrulluan në mesditë pranë zonës kufitare të Jarinjës në veri të Kosovës.

Portali me qendër në  Zveçan, “Kosovo Online”, raportoi me video momentin ku avionët fluturan pranë pikës kufitare rreth orës 12:00.

Kalimi i dy avionëve ngjalli reagime mes disa protestuesve serbë të vendosur pranë pikës kufitare, të cilët nisën të brohorasin “Serbia! Serbia”.

Pamjet u qarkulluan edhe në rrjetet sociale.

Serbia ka patrulluar nga ajri edhe ditën e premte ku helikopterë “Mi-35” u panë gjithashtu të fluturonin në hapësirën ajrore pranë Jarinjës.

Situata në Kosovë është tensionuar javën e fundit pas vendimit të Kryeministrit Albin Kurti për të vendosur detyrimin për targa të përkohshme për serbët që udhëtojnë me makina në Kosovë. E njëjta politikë aplikohet edhe nga Serbia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026