Avioni grek pret 30 minuta në ajër, nuk mori miratim për ulje në aeroportin e Rinasit

7 Prill 2021 | 15:52

Një avion grek që udhëtonte nga Athina pasi qëndroi disa minuta ne pritje ne fluturim u detyrua të kthehet andej nga u nis, pasi nuk mori miratim për tu ulur në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës. Situata ka shkaktuar tension mes autoriteteve që operojnë në aeroport dhe panik në radhët e pasagjerëve.

Avioni i Aegean Airlines ishte parashikuar të ulej në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës në orën 9 e 25 minuta por mungesa e komunikimit me agjencinë e trafikut ajror e detyroi atë kthehet sërish në Athinë. Sipas burimeve nga policia kufitare në avion gjendeshin rreth 100 pasagjerë, mes tyre  gra dhe fëmijë.

Ndërprerja e operimeve në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës për shkak të mungesë së stafit, u konstatua nga ora 9:23 deri në orën 9:55 minuta. Të alarmuar për situatën fillimisht në lëvizje janë vënë autoritetet e policisë kufitare dhe zyrtarët e Tia-as ndërsa me insistimin e tyre stafi është rikthyer përkohësisht në detyrë duke mundësuar uljen e një avioni që vinte nga Milano në orën 10:30.

Burime nga policia e Rinasit thanë për Euronews Albania se kjo ishte një situatë e paprecedent e ndërsa burime nga prokuroria thanë se ende nuk ka një vendim nëse do të ketë hetime me iniciativë në kushtet kur është cenuar siguria kombëtare dhe ajo ajrore e Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026