Avioni kryen ulje të detyrueshme në pistën e aeroportit ‘Nënë Tereza’

28 Shtator 2021 | 18:34

Një avion me një familje prej katër personash në bord bëri sot ulje të detyruar në pistën e aeroportit “Nënë Tereza” duke pezulluar përkohësisht fluturimet.

Ngjarja ndodhi në orën 16:15 ku avioni i vogël tip “Beechraft”, i regjistruar në Zvicër, njoftoi për një avari në sistemin e rrotave.

Avioni ishte nisur nga Venezia dhe kishte si destinacion Tiranën.

Aeroporti “Nënë Tereza” njoftoi se fatmirësisht familja nuk pati lëndime serioze nga ulja e detyruar. Atyre iu dha ndihma e parë menjëherë dhe “të katërt gëzojnë shëndet të plotë”.

Pas lajmërimit të “Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore” dhe kryerjes së hulumtimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista.

Kjo detyroi për rreth 1 orë e 45 minuta pezullimin e përkohshëm të operimet të aeroportit.

Prej pasdites fluturimet kanë rifilluar normalisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026