Seanca për shkarkimin e Metës, avokatët kërkojnë dorëheqjen e trupës gjykuese

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përfaqësuesit ligjorë të presidentit Ilir Meta kanë kërkuar përjashtimin e trupës që po shqyrton shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese, me argumentin se nuk mund të jenë të paanshëm.

Sipas avokatit Bledar Dervishajt, tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese: Vitore Tusha, Përparim Kalo dhe Fiona Papajorgji duhet të japin dorëheqjen nga shqyrtimi i kësaj çështjeje pasi kanë konflikt interesi.

Dervishaj tha se kryetarja e gjykatës Kushtetuese është në detyrë 5 vite përtej mandatit të saj, ndërkohë që gjyqtari Përparimin Kalo relator është caktuar pa short që është në shkelje të kushtetutës.

- Advertisement -

“Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të qëndrojë kaq shumë përtej mandatit, pasi krijon një situatë të palogjikshme dhe konsumon gjysmën e mandatit të anëtarit tjetër”, tha përfaqësuesi ligjor i Metës.

Në këto kushte sipas Dervishajt, kjo trupë nuk mund të gjykojë me paanshmëri këtë çështje.

“Presidenti ka humbur gjithë besimin në këtë trupë gjyqësore”, tha Dervishaj.

Përfaqësuesja e mazhorancës Klotilda Bushka i ka kërkuar gjykatës të rrëzojë kërkesën për përjashtimin e trupës gjykuese nga shqyrtimi i çështjes, duke e cilësuar analizën e avokatit të Metës hipotetike.

Gjykata kushtetuese është tërhequr për të shqyrtuar kërkesën e përfaqësuesve ligjorë të presidentit Meta për dorëheqjen e trupës gjykuese.

Presidenti Meta ka refuzuar të jetë i pranishëm në seancë dhe përfaqësohet nga avokatët Kaltrina Treska dhe Bledar Dervishaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Kushtetuesja nis shqyrtimin për shkarkimin e Metës

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Shpenzimet për lodra fëmijësh, këtë vit erdhi mall me vlerë 13 milionë euro

Lodrat e fëmijëve që kanë ardhur këtë vit në Shqipëri kushtojnë 13 milionë euro. Ato janë importuar kryesisht nga Kina, Greqia e Italia. Tregu i...

Rritet sërish inflacioni, 3.9% në muajin nëntor

Inflacioni u rrit lehtë në muajin nëntor, duke prekur nivelin 3.9 %. Të dhënat e INSTAT tregojnë, se ai qëndron mbi nivelin normal për...

Bonus për shtresat në nevojë, Mete: Do ta ndajmë brenda këtij viti

Pas pensionistëve që marrin bonus 5000 lekë këtë fundvit, qeveria do të miratojë shpërblim edhe për shtresat në nevojë. Lajmin e bën të ditur, Ministri...

TË FUNDIT

“Sot të kryhet kjo punë”- Lala: Murseli e zbatoi me nxitim planin, ka diçka të madhe

Gazetarja investigative Klodiana Lala ka zbuluar bisedat mes Naim Murselit dhe Kushtrim Kokallës, para vrasjes së Liridonës. Në “Euronews Albania”, Lala tha se gjatë bisedës...

Vuçiç akuzohet për blerje votash, partia e presidentit me call center

Në kulmin e fushatës elektorale në Serbi ka shpërthyer një skandal për blerje votash. Një grup investigimi gazetarësh zbuloi një call center në periferi...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×