Avokatët përplasen me ministrin e Drejtësisë për hartën gjyqësore

18 Shkurt 2022 | 16:00

Dhomat e avokatisë kundërshtojnë propozimin për hartën e re gjyqësore. Avokatët kundërshtojnë shkrirjen e 5 gjykatave të apelit ne një të vetme në Tiranë.

“Nuk mund të kalojmë  nga ekstremi në ekstrem, nga 6 Gjykata Apel të shkojmë në 1 edhe nga pikëpamja e strukturës dhe e realizimit të funksioneve është shumë e vështirë”, tha avokati Maks Haxhia.

Edhe krerët e shoqatave të avokatëve në Kurbin , Lushnje e Sarandë kundërshtuan mbylljen e gjykatave në këto rrethe. Ministri i drejtësisë i kërkoi të shikojnë përtej interesit të tyre.

“Pse është gjithë ky diskutim secili sikur mbron sinoret e veta? Nuk janë  gjykatat për të qenë sinore të avokatëve, janë aty për t’u shërbyer qytetarëve, dhe nuk ka dy palë aty; ju që paskeni merakun e qytetarëve dhe ne që kemi përgjegjësi për këtë punë s’e paskemi merakun e qytetarëve”, replikoi ministri Manja.

Harta e re gjyqësore është në fazën e konsultimit publik dhe në projekt thuhet se është mbajtur parasysh interesi i qytetarëve për aksesin në drejtësi. Shkak për këtë hartë të re u bë mungesa e gjyqtarëve si pasojë e vetingut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026