Avokati dhe sekretari i OVL-UÇK-së thirren në Policinë e EULEX-it
Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, është bërë dje një telefonatë në numrin e avokatit Tomë Gashi, i cili është mbrojtës ligjor i Organizatës së Veteranëve të UCK-së. Avokati tha se thirrja telefonike ishte nga numër i panjohur.
Ai sqaroi se një hetues i Gjykatës Speciale i ka kërkuar atij dhe sekretarit të kësaj organizate, Faton Klinakut, të paraqiten në policinë e EULEX–it në Fushë Kosovë, aty ku janë intervistuar edhe pjesëtarët e UÇK-së. Avokati tha se ka refuzuar t’i përgjigjet thirrjes sepse nuk ishte në formë të shkruar.
“Sonte ose shihemi në ndonjë debat televiziv ose unë dhe Faton Klinaku do të flasim për çështje kombëtare në Hagë me Nasim Haradinajn. Tani Gjykata Speciale e ka humbur arsyen dhe do të arrestojë edhe avokatët që i mbrojnë veteranët e UÇK-së. Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë, duket se nuk e kanë të qartë se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati nuk e pranojnë Gjykatën Speciale, ashtu siç nuk e pranon as Faton Klinaku”, theksoi Tomë Gashi.
Ndërkohë, edhe Sekretari i organizatës, Faton Klinaku, ka konfirmuar pranimin e një thirrjeje të tillë, duke shtuar se nuk do t’i përgjigjet Speciales, që e cilëson si gjykatë me mandat të skaduar.
“Më thirrën në telefon dhomat e specializuara të gjykatës speciale dhe më thanë ti flet gjermanisht por ju thashë po por nuk dua të flas, më thanë ti flet anglisht po thashë por nuk dua të flas. Më thirrni vetëm me përkthyes. Çka unë e kuptova, më thanë se duhet të nënshkruaj diçka. Ju e dini që ne nuk e njohim dhe kjo gjykatë speciale nuk ka më mandat”, shkroi sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
Gjatë ditës së sotme kreu i Organizatës së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati do të përballet me Dhomat e Specializuara në Hagë, ndërsa akuzohet për ‘frikësim të dëshmitarëve’, ‘hakmarrje’ dhe ‘shkelje të fshehtësisë së procedurës’.
Lexoni gjithashtu:
Zhvillimet në Kosovë, Hashim Thaçi dënon arrestimin e përfaqësuesve të OVL-UÇK-së
Policia e Kosovës ndalon nënkryetarin e OVL-UÇK-së Nasim Haradinaj
Nasim Haradinaj: Do publikojmë në media CD-të që janë paralajmëruar të vijnë pranë zyrave të OVL-UÇK
Tensionohet situata në Kosovë, qytetarët bllokojnë rrugën dhe gjuajnë me shishe pjesëtarët e EULEX
EULEX arreston kreun e veteranëve të UÇK
Hysni Gucati: Do të bindim opinionin publik se Gjykata Speciale bashkëpunon me Serbinë
Gjykata Speciale konfirmon arrestimin e ish-zyrtarit të FSK, Salih Mustafa
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta