“Avokati financohet nga Sorosi”, debat e tension në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit
Seanca gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit po zhvillohet këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme , GJKKO, ku nuk kanë munguar debatet dhe tensionet mes palëve.
Shkak është bërë kërkesa e mbrojtësve të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për të revokuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila pranoi si palë në proces familjen Durda.
Sipas avokatëve të Mediut, avokati i familjes Durda, Dorjan Matlia, është drejtor i organizatës “Respublika”, e cila sipas tyre është ngritur dhe financohet nga fondacionet e George Soros.
Fatmir Mediu: Kjo zyrë është ngritur me fondet e Soros, është fakt. Me gjithë respektin për familjarët, në këtë proces nuk mund të ketë dy prokurori.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i familjes Durda, Geraldo Durda, iu përgjigj deklaratave të ish-ministrit:
Geraldo Durda: Ta ka dhënë përgjigjen Gjykata e Strasburgut, lëre mandatin e deputetit dhe përballu me gjykatën.
Nga ana tjetër avokatët e Mediut kërkojnë përjashtimin e gjyqatres Irena Gjoka.
LEXONI GJITHASHTU:
Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën
80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh
- 17:53 Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën
- 16:38 SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!
- 16:29 80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
- 16:21 Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën
- 16:17 Pas 22 vitesh, Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32 vende anëtare për të menaxhuar krizat globale