Avokati Gjokutaj: Gjykata e Lartë e vetmja rrugë që Mediu ka në dispozicion
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 13 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona ka dhënë dritën jeshile për rigjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Për juristin, Genc Gjokutaj “vendimi është politik” pasi sipas tij është njëlloj sikur të dënojmë sot ish-anëtarët e Byrosë Politike.
Sipas tij “ka mbi 10 vjet që organi i akuzës nuk ka marrë asnjë lloj veprimi” dhe se tani dikush “po kërkohet të bëhet kokë turku për një konjektur aktuale”.
“Prokuroria ka pasur kohë për të kërkuar të vërtetën por nuk ka pasur asnjë lloj vullneti. Edhe SPAK ka pasur të gjithë mundësitë dhe hapësirët. Vendimi nuk niset nga premisat ligjore”, tha ai.
Avokati duke folur për Euronews Albania u shpreh se “Gjykata e Lartë është e vetmja rrugë që ka në dispozicion Mediu”.
“I bëj një thirrje SPAK që të presë vendimin e Gjykatës së Lartë pasi vendimet e saj janë referuese për gjykatat”, u shpreh Gjokutaj.
Avokati shtoi se Gërdeci është tragjedi dhe kërkon kujdes të dyanshëm në respekt të viktimave dhe në respekt të procedurave.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta