Avokati i Jay-Z hedh poshtë akuzat ndaj reperit
Avokati i Jay-Z, Aleks Spiro, ka hedhur poshtë akuzat për përdhunim të ngritura nga një grua e paidentifikuar. Sipas tij akuzat janë të rreme, në përpjekje për të futuar para.
Ai paraqiti prova që tregojnë se historia e saj ka mospërputhje të dukshme dhe se nuk mund të ketë ndodhur asnjëherë ajo që gruaja pretendonte.
Spiro theksoi se padia është një përpjekje për të përfituar financiarisht dhe që detajet e dhëna nga gruaja janë të pasakta, duke përfshirë informacionin për vendndodhjen dhe personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.
“Dua të sigurohem që kjo është e qartë: kur njerëzit krijojnë një rrëfim, qoftë me qëllim ose sepse mendjet e tyre janë të zbrazëta ose diçka e tillë, ata gjithmonë mund ta marrin siç duhet pjesën bazë të tregimit. Ata thjesht mund ta përsërisin atë pa pushim – kjo është ajo që ndodhi, ajo pjesë kyçe. Por ata gjithmonë do të ngatërrojnë detajet. Kur diçka nuk është e vërtetë, kur diçka nuk po ndodh, ju do t’i gaboni detajet sepse nuk keni qenë vërtet atje, ” tha ai. “[Kjo] nuk ishte e mundur. Sepse kjo nuk ka ndodhur kurrë”.
Pak ditë më parë në media u publikua lajmi se për një padi të ngritur nga një grua e cila akuzante reperët Jay Z dhe P’Diddy se e kishin përdhunuar në një festë kur ajo ishte 13 vjeç.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta