Avokati i kontrollorëve: Çështja e ngritur nga prokuroria fut ujë nga të gjitha anët

15 Prill 2021 | 17:03

Tre kontrollorët e “Albcontrol”, të cilët u arrestuan rreth një javë më parë kanë apeluar vendimin e shkallës së parë dhënë ndaj tyre.

Avokati Rezart Kthupi në një intervistë për Euronews Albania këmbënguli se akuzat e ngritura ndaj kontrollorëve nuk qëndrojnë pasi nuk janë konsumuar elementë të veprës penale. Ai thotë se i ka kërkuar Gjykatës së Apelit arrestimin e tyre ta cilësojë si të paligjshëm.

“E para e punës ne kërkojmë nga Gjykata e Apelit që të çmontohet e gjithë çështja penale që është ngritur. Në gjykimin tonë, akuzat që i drejtohet kontrollorëve nuk qëndron, sepse nuk jemi në kushtet e një vepre penale. Kemi kërkuar nga gjykata e Apelit të cilësohet i paligjshëm arrestimi i tyre”, tha ai.

Avokati shprehet se kontrollorët duhet të lihen të lirë pasi nuk i lidh asgjë me akuzat.

“Këtë tre persona duhet të lihen të lirë dhe nuk është çështja për një masë sigurimi më të lehtë. Kjo është një akuzë e ngritur dhe e pambështetur në prova. Nuk ka asnjë provë që këta tre kontrollorëve të cilësohen si organizatorë të asaj që u cilësua si pengmarrje dhe grusht shtetit. E gjithë çështja ngritur nga prokuroria fut ujë nga të gjitha anët dhe nuk qëndron fare në këmbë”, tha ai.

Rreth një javë më parë Gjykata e Tiranës, caktoi masën “arrest me burg”, ndaj kontrollorëve Armando Fezga dhe Muhin Mezin, ndërsa Flora Ndreca u la në “arrest shtëpie”.

Lexoni gjithashtu:

Kontrollorët e Albcontrol apelojnë vendimin e “arrestit me burg”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026