Avokati i Rudolf Nikollit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për klientin e tij
Avokati i Rudolf Nikollit, i arrestuar për “vepra me qëllime terroriste” për sulmin me thikë në xhaminë e “Rrugës së Kavajës” në Tiranë, i kërkon Gjykatës së Apelit për klientin e tij ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “shtrim të përkohshëm në një spital psikiatrik”.
Sipas avokatit, i riu ka probleme të shëndetit mendor dhe nuk ka pasur qëllim të përhapë panik në popullatë.
Avokati thekson se Nikolli që i vogël ka qenë besimtar i fesë myslimane dhe vazhdon të jetë, madje ka frekuentuar dhe xhamitë.
Ndërkohë në deklarimet që i ka marrë policia të riut, ky i fundit ka shfaqur halucinacione duke treguar ngjarje apo fakte jo reale.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 19 prillit në kryeqytet.
Nikolli, 34 vjeç, sulmoi me thikë brenda mjediseve të xhamisë së “Rrugës së Kavajës” pesë besimtarë.
Ai u neutralizua nga qytetarët e zonës dhe më pas u arrestua nga policia.
Lexoni gjithashtu:
Sulmi në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, Rudolf Nikolli akuzohet për “akt terrorist”
Mjeku psikiatër për sulmin në xhami: Autori ka nevojë për trajtim dhe jo për izolim
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta