Avokati mbrojtës i karantinuar si i dyshuar me COVID-19, shtyhet gjyqi ndaj Izet Haxhisë
Shtyhet gjyqi i Izet Haxhisë në Gjykatën Penale të Tiranës. Shkak është bërë kërkesa e avokatit Idajet Beqiri, i cili prej pesë ditësh është karantinuar, pas dyshimeve të infektimit me virusin COVID-19 dhe shenjave që ka shfaqur.
Për këtë shkak trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Lazer Sallaku, ka vendosur të shtyj seancën në datën 23 tetor, duke dhënë një afat prej 2 javësh, deri në përfundim të karantinimit.
Ndërkohë, ditën e sotme ka qenë i pranishëm në gjykatë vetë Izet Haxhia, i cili i ka kërkuar trupit gjykues edhe një tjetër dëshmitar për të dëshmuar në procesin ndaj tij.
Për shkak të mungesës së avokatit të tij mbrojtës, ai nuk ka preferuar të përmendë emrin, ndërsa pritet të shtoj si kërkesë në seancën e radhës.
Gjykata e Tiranës ka tashmë një listë prej rreth 30 dëshmitarësh që kërkohen nga të dyja palët, si mbrojtja ashtu edhe organi i akuzës. Listën e kryeson ish-Kryeministri Sali Berisha, ndërsa gjykata akoma nuk është shprehur nëse do të pranoj emrat e dëshmitarëve ose jo.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta