Avokati Spartak Ngjela: Kjo polici nuk ka lidhje me parandalimin e krimit

29 Qershor 2021 | 19:30

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se siguria në Shqipëri nuk është në nivelin e duhur. Gjatë një interviste për gazetaren Bruna Çifligu, avokati duke komentuar ngjarjet e fundit në Shqipëri kritikoi Policinë e Shtetit, që sipas tij nuk ka asnjë lidhje me funksionin kryesor që është parandalimi i krimit.

“Nuk është gabim të thuhet se siguria në Shqipëri nuk është në nivelin e duhur. Kjo polici nuk ka lidhje me parandalimin e krimit, por kjo polici është një polici, e cila vjen pas krimit. Pasi ka ndodhur krimi kjo ka vlerë e vet në kapjen e krimit”, tha ai.

Ai shprehet se kriminaliteti në Shqipëri është në nivele alarmante për shkak se sistemi gjyqësor dhe politika i kanë dhënë pushtet krimit.

“Kriminaliteti në Shqipëri është në këtë nivel, sepse niveli i korrupsionit në nivelin gjyqësor i ka dhënë pushtet krimit. Korrupsioni në rangun gjyqësor ka lejuar krimin në rangun e qeverisë, korrupsioni në rangun e qeverisë i ka dhënë forcë krimit të rrugës dhe krimit të organizuar”, tha ai.

Sa i takon ngjarjes së Velipojës ku humbën jetën katër persona pas sherrit për hapësirën e vendosjes së shezlongëve, z. Ngjela thotë se ky akt duhet cilësuar si krim ekonomik.

“Krimi i rrugës sot përfiton nga të drejtat e njeriut. Policia nuk ka të drejtë të kontrollojë çdo individ, sepse nuk ta lejon ligji. Krimi që keni parë ju në Velipojë është krim i organizuar, është krim ekonomik”, theksoi ai.

Lidhur me këto problematika, avokati Spartak Ngjela propozon që Policia e Shtetit duhet të ristrukturohet sa më parë duke bërë pjesë të saj njerëz me kapacitete të larta intelektuale, që të dinë dhe të njohin mirë problemet, por edhe metodat për të goditur elementët me rrezikshmëri sociale.

“Duhet ristrukturim në nivelin profesional. Policia ka qenë e njerkës dhe njerka kanë qenë të korruptuarit. Njëri ka marrë nga fshati i vet, tjetri nga qyteti i vet, tjetri nga fisi i vet. Duhet ristrukturim të Policisë në nivel profesional” tha Ngjela.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026