Avokati zbulon kërkesën e fundit të Tahirit para burgut
Avokati i Saimir Tahirit e ka cilësuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si “skandaloz”.
Maks Haxhia tha dënimi me burg vjen për shkak të presionit dhe pritshmërisë së publikut.
Nga pikëpamja juridike tha ai, vendimi ishte i pakuptimtë, duke lënë në fuqi vendimin por ka hequr shërbimin e provës.
“Është një hakmarrje dhe kënaqje e epërsisë dhe pozicionit të një pushteti gjyqësor të pashpjegueshëm”, tha ai.
Haxhia shtoi se vendimi do të dërgohet në Gjykatën e Lartë për rekurs, duke u shprehur i bindur për pafajësinë.
“Ata që iniciuan këtë proces, i tremben pafajësisë në Gjykatën e Lartë dhe realizuan njollosjen e Saimir Tahirit”, deklaroi avokati.
Haxhia tha se pas vendimit, Tahiri do të dërgohet fillimisht në drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe më pas në burgun 313.
Avokati u shpreh se kërkesa e parë që ka bërë ish-ministri ndërsa priste shoqërimin në burg, ka qenë blerja e disa paketave me cigare.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta