Avokatja e ‘El Chapo’ bëhet gjyqtare

18 Qershor 2025 | 20:21

Ish-avokatja mbrojtëse e bosit meksikan të drogës “El Chapo” Guzman është zgjedhur gjyqtare në zgjedhjet e para gjyqësore të mbajtura në Meksikë.

Të dhënat e publikuara treguan se Silvia Delgado ka fituar mjaftueshëm vota për të siguruar një post si gjyqtare për çështjet penale në qytetin Ciudad Juarez, në kufirin SHBA-Meksikë.

Kandidatura e saj ishte një nga më të kontestuarat në procesin elektoral të mbajtur më 1 qershor.

Një organizatë për promovimin e transparencës nga radhët e shoqërisë civile e akuzoi zonjën Delgado se ishte një nga kandidatet e shumta të lidhura me krimin e organizuar.

Vetë avokatja e hodhi poshtë akuzën, duke deklaruar se kishte bërë vetëm detyrën e saj kur kishte marrë përsipër të mbronte El Chapo-n.

51-vjeçarja ishte pjesë e ekipit të avokatëve mbrojtës të Guzman përpara se bosi famëkeq i drogës të ekstradohej nga Meksika në Shtetet e Bashkuara në 2017-n.

Lideri i kartelit Sinaloa u shpall fajtor për trafik narkotikësh në vitin 2019 dhe po shlyen dënimin me burgim të përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë në Kolorado.

Në një intervistë të dhënë për BBC përpara zgjedhjes, Delgado argumentoi se El Chapo kishte të drejtë për mbrojtje ligjore dhe hodhi poshtë sugjerimet për një konflikt interesi nëse zgjidhej gjyqtare.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026