Babai 24-vjeçar vret logopedin në Valencia, dyshonte se ai kishte abuzuar me djalin e tij të mitur
Autoritet spanjolle kanë arrestuar një 24-vjeçar në qytetin valencian të Burjassot si autorin e dyshuar të një vrasjeje. I riu ka goditur për vdekje me thikë logopedin e djalit të tij 2-vjeçar, pasi dyshonte se ai kishte abuzuar fëmijën.
Pas ngjarjes së rëndë, autori i dyshuar u vetëdorëzua në polici duke rrëfyer se vrarë një person. Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë motivin e krimit. Dyshimet fillestare sugjerojnë se babai i djalit e vrau terapistin pasi e gjeti fëmijën në klinikë me pantallona të ulura dhe pa pelena, duke besuar se e kishte abuzuar të birin.
Babai i të miturit mësohet se kërkoi logopedit t’i tregonte pamjet e kamerave të sigurisë së klinikës, megjithëse nuk është konfirmuar nëse takimi ishte regjistruar. Kur terapisti dyshohet se refuzoi, babai e goditi për vdekje me thikë dhe më pas u dorëzua në polici.
Trupi i viktimës u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Valencia, ku do të kryhet një autopsi për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.
Herët në mëngjes të martën, oficerët e Policisë Kombëtare gjetën thikën 15 centimetra që dyshohet se është përdorur për të kryer krimin, pa specifikuar vendndodhjen ose rrethanat që çuan në zbulimin e armës.
Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun