Biden emëron stafin, zgjidhen anëtarët kyç të ekipit presidencial, Blinken sekretar i Shtetit

23 Nëntor 2020 | 21:03

Presidenti i Zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden emëroi të hënën anëtarët kyç të ekipit të tij për politikën e jashtme.

Kështu, Antony Blinken do të jetë sekretari i ardhshëm i Shtetit, Jake Sullivan do të shërbejë si këshilltar për sigurinë kombëtare dhe Linda Thomas-Greenfield si ambasadore e Amerikës në OKB.

Biden zgjodhi gjithashtu Alejandro Mayorkas si drejtues të Departamentit për Sigurinë e Brendshme dhe ish-senatorin dhe kandidatin e dikurshëm për president, John Kerry si përfaqësues të posaçëm për çështjen e klimës.

Biden emëroi gjithashtu Avril Haines drejtoreshë të inteligjencës kombëtare. Më herët ajo kishte qenë këshilltare për sigurinë në administratën e presidentit Obama dhe më herët gruaja e parë si nëndrejtoreshë e CIA-s.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026