Bajrami nuk mjafton, Empoli mundet 2-1 në shtëpi nga Venezia
Futbollisti shqiptar i Empolit Nedim Bajrami nuk mjaftoi për t’i dhënë pikë skuadrës së Aurelio Andreazzolit, pasi Venezia i mundi ata 2-1 në shtëpi.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Serie-A, futbollisti i kombëtares shqiptare arriti të shënoi një gol me njëmbëdhjetëmetërsh në minutën e 89-të duke shkurtuar rezultatin 2-0 që Venezia kishte arritur që prej minutës së 68-të.
Për skuadrën e Paulo Zanettit golat u shënuan nga Thomas Henry në minutën e 13-të dhe Okereke në të 68-ën.
Në pjesën e parë Ardian Ismajli zhvilloi një lojë jo shumë pozitive pasi vuajti të markonte norvegjezin Johnesn.
Mbrojtësi i kombëtares u ndëshkua dhe me karton të verdhë në një përplasje me këtë të fundit që në minutën e 7-të.
Ismajli iu bashkua statistikave si një ndër pak lojtarë që ndëshkohen me kartonë të verdhë në të treja ndeshjet e para të një sezoni të Serie-A – lojtari i fundit që e bënte këtë ishte Lorenzo Tonelli sezonin e shkuar.
Për Venezian kjo ishte fitorja e parë që pas rikthimit në Serie-A, ndërsa Empoli rikthehet te humbja pas asaj me Lazion (3-1) në shtëpi. Në javën e dytë ata kishin surprizuar me një fitore në Torino përballë Juventusit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta