Baku: Kombëtarja ka brez fantastik, por Reja është trajner me stil të vjetër

25 Shtator 2022 | 14:09

Gazetari sportiv, Ervin Baku thotë se kombëtarja shqiptare ka një brez fantastik lojtarësh, por trajneri Edi Reja ka stil të vjetër.

Në një intervistë për “Euronews Albania’, Baku u shpreh se mungesat nuk e justifikojnë paraqitjen e dobët të kuqezinjve në ndeshjen ndaj Izraelit.

“Kishim shumë mungesa, por kjo nuk e justifikon performancën e dobët të kombëtares. Unë kam përshtypjen që ne kemi një brez fantastik aktualisht, por kemi një trajner me stil të vjetër. Një trajner që thotë Broja nuk është ende gati, do të thotë që ti nuk je trajner.

Një ekip që luan pa të majtë, Hysaj është mbrojtës i djathtë, ndërkohë që ti kishte lojtarë të majtë, Lenjanin rezervë, Trashi. Ke në kampionatin shqiptar lojtarë që po bëjnë shumë mirë, merri dhe shftyrëzoji. Kam përshtypjen që kontrata e tij që përfundon në nëntor, nuk do të rinovohet”, theksoi Baku.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026