‘Balkan Bordello’ nga dramaturgu kosovar Jeton Neziraj shfaqet në Nju Jork
Agamemnoni, komandant ushtarak, ndodhet në luftë ndërsa e shoqja, Klitemnestra, përkujdeset për motelin e tyre në një vend të Ballkanit. Agamemnoni, siç e thotë edhe miti, ka sakrifikuar të bijën, Ifigjineninë, dhe për këtë, -duket se edhe mbi 2000 vite më vonë-, Klitemestra do e dënonte me vdekje kur të kthehej në shtëpi nga lufta.
Rreth kësaj historie vërtitet ‘Balkan Bordello’, një shfaqje që risjell Orestian e Eskilit në realitetin e Ballkanit.
Drama e shkruar nga dramaturgu Jeton Neziraj është shfaqur në prill në Teatrin Eksperimental La MaMa në Nju Jork, ku është pritur mirë nga publiku dhe kritikët e teatrit të New York Times.
Nën regjinë e Blerta Nezirajt, Balkan Bordelo i zhvesh betejat dhe heronjtë nga glorifikimi, duke paraqitur anën errët të njerëzve në epokën e luftës.
Gjithçka ndodh në një motel të quajtur Balkan Express, ku personazhet janë po ato të tragjedisë Orestia, të vendosur në një kohë tjetër, në një vend të Balkanit. Nuk specifikohet se në cilin vend, por as nuk lind nevoja. Kjo shfaqje nuk flet për diferencat, por për shpirtin e përbashkët tragjiko-komik të ballkanasve. Madje, gjatë shfaqjes ironizohet edhe tendenca e Perëndimit për “t’i qytetëruar” këto treva.
Kjo shfaqje është bashkëpunim i qendres Multimedia në Kosovë, Teatrit LaMama në Nju Jork, dhe Atelje 212 nga Serbia.
‘Balkan Bordello’ pati premierën në Teatrin Oda të Kosovës në nëntor, gjatë Kosovo Theatre Showcase të organizuar nga Qendra Multimedia.
Pak ditë më pas, shfaqja u dha edhe në Teatrin Eksperimental në Tiranë, e më pas në Beograd.
Kjo shfaqje është një nga disa sukseset e dramaturgut Neziraj, dramat dhe komeditë e të cilit janë përkthyer në mbi 15 gjuhë, dhe janë vënë në skenë nga teatro të shumtë nëpër botë.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë