Balla takim me Nancy VanHorn: Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik në nivel të shkëlqyer
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në një takim të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.
Takimi u zhvillua në kuadër të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe 104-vjetorit të njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Gjatë bisedës, Balla dhe VanHorn vlerësuan marrëdhënien e mirë mes dy vendeve, si në planin dypalësh ashtu edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare ku ato janë aleate.
Balla thekson gjithashtu se partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet një prioritet i rëndësishëm për Shqipërinë, duke veçuar bashkëpunimin në forcimin e shtetit ligjor, konsolidimin e institucioneve demokratike, zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe mbështetjen e investimeve amerikane në vend.
“Ndërsa SHBA feston 250 vjetorin e Pavarësisë dhe sëbashku kremtojmë 104 vjetorin e njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, gjithmonë e frytshme biseda me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë Nancy VanHorn. Bashkëpunimi ynë me SHBA është sot në një nivel të shkëlqyer në çdo aspekt bilateral apo në kuadër të organizatave ku aderojmë sëbashku, në dobi të partneritetit strategjik, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të interesit dhe investimeve amerikane në Shqipëri”,shkroi Balla në rrjete sociale.
Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë
Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit
Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
- 18:07 Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin
- 17:54 Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë
- 16:50 Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan
- 16:22 Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit
- 15:55 Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës