‘Ballkani i hapur’ instrument i Ramës për të kërcënuar Europën, thotë zyrtari i Vetëvendosjes

7 Shtator 2021 | 12:43

Anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi tha në Euronews Albania se Shqipëria nuk është konsultuar asnjëherë me Kosovën lidhur me politikat rajonale.

Sipas tij, ‘Ballkani i Hapur’ nuk është vetëm shqetësim i Kosovës, por është kundërshtuar edhe nga përfaqësuesi i BE për Ballkanin, Miroslav Lajçak.

“Rama me të po përpiqet të kërcënojë Evropën duke thënë se nëse nuk na pranoni do të ecim në këtë rrugë, por Serbia nuk mund të jetë zëvendësja e BE. Shantazhimi është Moska dhe Kina”, tha Zaimi.

Z. Zaimi citoi kryeministrin Kurti, sipas të cilit marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund të ftohen pasi këtë nuk e do as popullit, ndërsa kujtoi se në momentin kur Shqipëria u gjet në vështirësi për shkak të zjarreve Kosova ishte e para që e ndihmoi.

“Jemi një komb dhe qeveritë kanë detyrën të kenë raporte gjithnjë e më të ngushta. A po konsultohet ndonjëherë Shqipëria me Kosovën lidhur me politikat rajonale? Kosova s’e ka bërë kurrë pa u konsultuar me Shqipërinë. Kosova s’e ka vënë kurrë në pikëpyetje sovranitetin e Shqipërisë. Për çështje rajonale duhet të konsultohemi me njëri-tjetrin”, tha ai.

Zyrtari i Vetëvendosjes u shpreh se ndryshimi mes qeverisë Kurti dhe qeverive të shkuara lidhur me qasjen ndaj dialogut Kosovë-Serbi qëndron te fakti se synohet që të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më herët mes dy vendeve të mos mbesim në letër.

“Ne nuk shpikim asnjë çështje, ato janë aty si fakt, ne po i shtyjmë përpara duke vendosur parimet mbi të cilat duam të mbajmë dialogun. Në fazat e mëparshme ka pasur shumë marrëveshje që nuk janë zbatuar. Ne nuk duam të vazhdojmë përpara pa u zbatuar të gjitha marrëveshjet nga ana e Serbisë”, tha z. Zaimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026