Ballkani mposht Sivassporin, ngjitet në krye të grupit në Conference League

7 Tetor 2022 | 16:22

Ballkani ka fituar mes spektaklit ndeshjen e tretë në grupet e Conference League ku mposhti Sivassporin në Turqi me rezultatin 3-4.

Skuadra e Ilir Dajës zhvilloi një paraqitje fantastike, ku edhe pse u ndëshkua e para që në minutën e parë, arriti të administronte mjaft mirë duke e kthyer rezultatin.

Protagonistët kryesorë të kësaj përballje u shprehen të lumtur për këtë arritje.

Skuadra e Ilir Dajës renditet në krye të grupit me 4 pikë, pasi ka golavarazhin më të mirë në krahasim me kundërshtarët.

Pak ditë më pas, skuadra nga Suhareka do të përballet dhe në ndeshjen e dytë ndaj turqve në shtëpi, ku synim mbeten sërish 3 pikët.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026

Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026 me një fitore 2-0 ndaj Francës të martën në stadiumin Dallas në SHBA....
07:30 | 15/07/2026