“Ballkani nën kërcënimin e nacionalizmit serb”, diplomati: BE në pikën më të dobët
I ftuar në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, diplomati Roland Bimo foli mbi deklaratën që ka bërë raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tomito Picula, se “bota serbe synon të rindërtojë pjesë të ish-Jugosllavisë, duke rifituar kontrollin mbi Kosovën.
Sipas tij, kjo çështje është një shqetësim, i cili do të bëhet akoma më madhor pasi po vjen një kohën ku socializmi po ja lë vendin nacionalizmit dhe kjo e fundit po bëhet forca kryesore që shtyn mardhëniet midis vendeve.
“Është vënë në dukje tendenca e botës Serbe për t’u organizuar dhe për të shtrirë influencën e tyre. Ata në bazë të teorisë realiste të mardhënieve ndërkombëtare janë në të drejtën e tyre për të ndjekur rrugën ndërkombëtare, e cila definohet si fuqi për të fuqizuar sa më shumë veten e tyre. Përkundrejt kërcënimeve të nacionalizmit Serb, Ballkani Perëndimor është futur në BE për të neutralizuar këtë nacionalizëm. Nëse do të ishim 15 vjet përpara do kishim besimin që BE, si një fuqi transormuese në rajon, do arrinte të mbivendosej karshi nacionalizmit. Kjo që po them është një kamban alarmi për Evropën, e cila është në pikën më të dobët dhe më të errët. Ky shekull do të jetë shekulli i turpurëmit të saj. Do të duhet që BE dhe ne të krijojmë kapacitete reale për t’i rezistuar synimeve serbe”, u shpreh Picula.
Ai u shpreh dhe kundër sanksioneve që BE i ka vendosur Kosovës ndërsa tha se faktori shqiptar duhet të jetë me i bashkuar përballë BE-së.
“Është një situatë e pafalshme dhe e patolerueshme në Kosovë. Është jashtë çdo imagjinate që Kosova, një shtet që ka rekordin më të mirë në të drejtat e njeriut dhe demokraci, të jetë nën sanksione nga Bashkimi Evropian për një çështje parimore nga ana e saj. Shqiptarët duhet të jenë më të bashkuar përballë BE-së”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 09:02 U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual
- 09:01 4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz