Bankers dhe Bashkia Roskovec rikonstruktojnë rrugën në Marinzë

16 Prill 2021 | 16:51

Kanë përfunduar punimet në rrugën që lidh fshatin e Marinzës me Roskovecin, një aks i rëndësishëm për të gjithë banorët e kësaj zone.

Rikonstruksioni i aksit nisi 6 muaj më parë dhe u bë i mundur falë investimit të kompanisë naftë nxjerrëse Bankers Petroleum Albania si dhe Bashkisë Roskovec.

Rruga është 2.6 kilometra e gjatë dhe kosto totale e saj arrin në rreth 350 mijë dollarë. Kryeplaku i Marinzës, Haxhi Ruko thotë se rruga ishte një kërkese e vazhdueshme e komunitetit të kësaj zone.

“Kjo rrugë në fshatin Marinzë u shërben 2200 banorëve dhe është një domosdoshmëri dhe për këtë falënderojmë Bashkinë dhe Bankers që bëri të mundur shtrimin e kësaj rruge bashkë me ndriçimin, trotuaret dhe korsinë për biçikleta”, shprehet ai.

Ndërkohë për banorët e fshatit, rruga ka lehtësuar ndjeshëm jo vetëm lëvizjen për shërbimet e përditshme por edhe për aktivitetin e tyre bujqësor pasi ta mund të transportojnë me shpejt dhe lehtë produktet e tyre për në treg.

“Rruga është shumë e mirë, s’ka qenë ndonjëherë kështu. Këtu nuk kaloje dot me mjete por as në këmbë”, tha një banor i zonës.

“Ishte domosdoshmëri se edhe nxënësit shkojnë në shkollë, prandaj duhesh bërë patjetër”, shprehet një tjetër banor.

Kompania Bankers, e cila ushtron aktivitetin e saj në zonën e Patos-Marinzës ka qenë gjithnjë e angazhuar për të investuar në projekte të rëndësishme për komunitetin ku operon.

Bankers Petroleum Albania operon prej gati 16 vitesh në vend dhe e konsideron veten si pjesë e banorëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026