Jagodina është një fshat me një popullsi prej rreth 600 banorë dhe është një zonë shumë e rëndësishme bujqësore, jo vetëm për bashkinë Roskovec, por edhe për qarkun e Fierit.
Fshati nuk ka pasur më parë qendër shëndetësore për komunitetin dhe banorëve iu duhej të shkonin në fshatra dhe qytete të tjera për t’u vizituar.
Në sajë të investimit të Bankers Petroleum Albania fshati Jagodinë ka sot një qendër mjekësore e cila ofron shërbimin bazë mjekësor.
Bankers Petroleum Albania ka mbuluar të gjithë investimin për ngritjen e kësaj qendre të rëndësishme për zonën, ndërkohë që menaxhimi i saj kryhet nga Bashkia Roskovec, partneri kryesor në këtë bashkëpunim.