Banorë dhe të afërm, të tronditur nga vetëflijimi nënë e bijë në Kombinat

3 Korrik 2020 | 11:20

Rasti i vetëflijimit nënë e bijë në periferi të Tiranës ka tronditur banorët e zonës. Hetimet paraprake flasin për një vetëvrasje të nxitur nga motive fetare, për shkak të indoktrinimit të tyre nga një sekt fetar që ato ndiqnin dhe praktikonin.

“Se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen,” – kjo deklaratë paraprake e Blerta Josifit, 34 vjeçares, nëna dhe motra e së cilës ndruan jetë duke u vetëflijuar, ka tronditur edhe policinë, e cila ka nisur një hetim, se cilat kanë qenë shkaqet apo personat që i kanë shtyrë drejt këtij akti ekstrem.

“Kjo është në fatkeqësi e komplikuar, ndikojnë që te faza ekonomike, jetesa familjare, puna e me radhë,” – shprehet një i afërm i familjes.

Kunati i Zhaneta Josifit, e cila u gjet e vdekur në banesë së bashku me vajzën e saj Anisën, thotë jashtë kamerave se ka debatuar më herët me 56-vjeçaren dhe vajzat lidhur me fenë që praktikonin.

Ai thotë se ndërsa 2 javë më parë kur shkoi në banesë nuk e lejuan të shikonte Anisën megjithse ai kishte ndjerë një aromë të rëndë. Policia dyshon se trupi pajetë i 30-vjeçares është mbajtur në shtëpi për një periudhë të gjatë ndërsa ngjarja ka tronditur edhe banorët e tjerë të zonës.

“Nuk e di se si ka ardhur kjo punë, predikimet të marrin… për deri sa të çojnë në atë rrugë, por asnjë fe nuk të çon në atë rrugë,” – shprehet një banore e zonës.

Vajza e mbijetuar Blerta Josifi është dërguar në spital ku po trajtohet edhe nga psikologë si pasojë e gjendjes së rënduar.

 

Lexoni gjithashtu:

‘Dëshmitarët e Jehovait’: Vetëvrasja për jetë më të mirë nuk përputhet me besimin tonë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026