Banorët e ‘5 Majit’ sërish në protestë, kërkojnë garanci për shtëpitë e reja

12 Shkurt 2022 | 10:53

Banorët e zonës së “5 Majit” do dalin sërish në protestë ditën e sotme në ora 17:00. Protesta e tyre vjen pas padisë që dorëzuan ditën e premte në prokurorinë e posaçme.

Ata kallëzuan Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe 8 zyrtarë të tjerë  për shembjen e banesave në atë zonë.

Banorët kërkojnë sekuestron preventive të projektit si dhe pezullim të procesit të shembjes së objekteve.

Avokatja e tyre, Adriana Kalaja tha se qeveria ka shkelur ligjin dhe se shembjet e banesave janë të paligjshme.

“Ne i kemi kërkuar SPAK, vënien e sekuestrosh preventive mbi këtë projekt dhe pezullimin e aksionit të prishjes deri në zbardhjen e çështjes”, është shprehur avokatja.

Në zonën e ‘5 Majit’ pritet të shemben rreth 400 banesa të cilat preken nga projekti për rindërtimin pas tërmetit si dhe rikualifikimit urban.

Banorët që u janë shembur banesat nuk kanë firmosur asnjë kontratë me bashkinë e Tiranës dhe nisur nga kjo ata kërkojnë garanci për marrjen e shtëpisë së re.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026