Banorët e Bashajt hapin vetë rrugën me kazma e lopata, mbi 70 familje të izoluara prej 4 ditësh
Banorët e fshatit Bashaj në Vlorë janë detyruar të hapin vetë rrugën me kazma dhe lopata, pasi prej katër ditësh kanë mbetur tërësisht të izoluar nga pjesa tjetër e qytetit për shkak të shembjes së masivit të dheut nga mali.
Rreth 250 banorë, përfshirë mbi 70 familje, ndodhen pa asnjë lidhje rrugore, duke u përballur me vështirësi serioze në përditshmëri.
Mëngjesin e sotëm, banorët janë organizuar mes tyre dhe kanë nisur punën për të hapur rrugën aq sa munden, me qëllim krijimin e një kalimi minimal për këmbësorë dhe mjete emergjence.
Sipas tyre, deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, ndërsa situata mbetet shqetësuese, veçanërisht për të moshuarit dhe familjet me fëmijë.
Banorët kërkojnë ndihmë urgjente për hapjen e plotë të rrugës dhe rikthimin e normalitetit në zonë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta