Banorët e Krrabës vuajnë mungesën e ujit, furnizohen vetëm një orë në ditë

3 Tetor 2021 | 09:34

Banorët Krrabës furnizohen me ujë vetëm një orë në ditë dhe kjo situatë i detyron ata që të mbushin ujë me bidona.

Siç shihet edhe në pamje, nuk është ndonjë tubacion i çarë, por burimi ku mbushin ujë banorët e Krrabës.

“Përditë e bëj këtë punë, çfarë të bëj. Këtë ujë e përdorim për të pirë me tepër se për të larë, lahemi ashtu”, u shpreh një banore.

“Njëherë në ditë, vetëm në mëngjes, në dimër vjen 2 herë. Më shumë e mbushim nëpër puse. Uji që vjen në mëngjes është për t’u larë. Për gatim përdorim ujë burimi”, tha një tjetër banor.

Depot e ujit, që janë vënë në ndihmë të banorëve të zonës, në të shumtat e rasteve janë pa ujë, edhe atëherë kur ka, uji nuk mund të përdoret, pasi është i ndotur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026