Banorët e përmbytur në Sukth, Basha apel qeverisë: Të merren masat urgjente për t’i ndihmuar

11 Janar 2021 | 15:08

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Sukth të Durrësit, ku ka parë nga afër gjendjen e banorëve që janë prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Pasi dëgjoi problematikat me të cilat janë përballur banorët e Sukthit në ditët e fundit, Basha kërkoi nga qeveria që të ndryshojë prioritetet e saj, duke dhënë ndihmë urgjente për banorët që janë prekur nga përmbytjet. 

Kryedmokrati akuzoi ministrat e qeverisë se shkojnë në darka luksoze në Emirate, duke lënë pa ndihmë familjet e prekura nga përmbytjet.

“Sot janë pakësuar reshjet, duhet urgjentisht të merren masat, problemi është që mungesa e investimeve kanë sjellë në këtë gjendje. Dhe faturën e kripur e paguani ju, është e pafalshme, e papranueshme. Ndërkohë që ju jeni në këtë situatë ministrat shtrohen në lokalet më luksoze të Emirateve. Qeveria duhet të mendojë për ju, jo për veten. Nuk ka asnjë arsye që të mos ju vijnë në ndihmë, për ujë të pijshëm për medikamente, për ndihmë ushqimore, kjo është një zonë e varfër, zonë që përmbytet sa herë që bie shi,” – u shpreh Basha.

Kreu i Partisë Demokratike ishte edhe gjatë ditës së djeshme në zonat e përmbytura në Lezhë dhe Shkodër, ku bëri apel për marrjen e masave emergjente nga qeveria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026