Banorët e Zall Gjoçajt protestë para Gjykatës Administrative të Apelit për ndërtimin e HEC-eve

30 Qershor 2021 | 11:05

Mëngjesin e kësaj të mërkure, banorët e Zall Gjoçajt po zhvillojnë një protestë para Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, pasi ky institucion nuk po merr parasysh ankimimet e tyre.

Nëpërmjet kësaj proteste ata kërkojnë që gjykata ta caktojë sa më shpejt datën e shqyrtimit të çështjeve në Apel, për ndalimin e punimeve për ndërtimin e HEC-eve në zonën ku ata banojnë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë, në nëntor të vitit 2019-të rrëzoi padinë e banorëve të fshatrave Zall Gjoçaj, Gjoçaj dhe Melth në Mat dhe disa organizatave të Shoqërisë Civile, që kërkonin pezullimin e punimeve për ndërtimin e hidrocentralit të Sekës në lumin Zall-Gjoçaj, deri në marrjen e një vendimi mbi themelin e çështjes.

Po kështu, më herët këta banorë, të mbështetur edhe nga aktivistë të Shoqërisë Civile kanë zhvilluar edhe disa protesta, në mënyrë që të mos ketë ndërtime në Parkun Kombëtar të Zall Gjoçajt.

Sipas tyre, ndërtimi i HEC-eve është një skemë korruptive në favor të oligarkëve që do t’i shkaktojë probleme me ujin e pijshëm dhe prishjen e ekosistemit të zonës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026