Barcelona fiton titullin në “El Clasico”, Reali dorëzohet ndaj katalanasve

11 Maj 2026 | 08:27

El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madrid pritej një sfidë e vështirë, por nuk rezultoi e tillë.

Katalanasit thyen që në fillim madrilenët, me dy gola të shpejtë të shënuar në më pak se 20 minuta.

I pari shënoi Rashford në minutën e 9-të të takimit, ndërsa Torres realizoi dhe të dytin në minutën e 18-të. Mjaftuan këto dy gola, që Barcelona të fitonte përballjen me rivalët historikë.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 91 pikëve, duke qenë plot 14 pikë larg vendit të dytë, që mbahet pikërisht nga Reali.

Katalanasit janë tashmë dhe matematikisht kampionë të La Liga-s për herë të 29-të në histori. Barcelona shpallet kampione tre javë përpara përfundimit të kampionatit.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kupa e Botës 2026, cilat skuadra të vendeve të treta do të kalojnë në fazën e eliminimit direkt?

Kupa e Botës FIFA 2026 do të shohë tetë ekipet më të mira të vendit të tretë që avancojnë në fazat eliminatore të turneut. Deri...
19:20 | 27/06/2026

Humbja në Botëror ndez revoltën, tifozët kërkojnë largimin e trajnerit të Koresë së Jugut

Një peticion për shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit të Kombëtares së Koresë së Jugut, Hong Myung-bo, është nisur pas humbjes 1-0 ndaj Afrikës së Jugut...
18:16 | 27/06/2026

Kapiteni iranian sulmon ashpër FIFA-n dhe presidentin Infantino: Kupa e Botës 2026 është një katastrofë

Kapiteni i Iranit, Mehdi Taremi, ka kritikuar ashpër FIFA-n dhe presidentin Gianni Infantino, duke e cilësuar Kupën e Botës 2026 si një “katastrofë” për mënyrën...
16:28 | 27/06/2026