Kapiteni iranian sulmon ashpër FIFA-n dhe presidentin Infantino: Kupa e Botës 2026 është një katastrofë

27 Qershor 2026 | 16:28

Kapiteni i Iranit, Mehdi Taremi, ka kritikuar ashpër FIFA-n dhe presidentin Gianni Infantino, duke e cilësuar Kupën e Botës 2026 si një “katastrofë” për mënyrën se si është trajtuar kombëtarja iraniane.

Pas barazimit me Egjiptin, Taremi deklaroi se problemet me vizat dhe organizimin logjistik kanë dëmtuar ndjeshëm skuadrën.

Sipas tij, 11 anëtarë të stafit nuk kanë mundur t’i bashkohen ekipit, ndërsa Irani është detyruar të udhëtojë vazhdimisht nga Tijuana e Meksikës drejt ndeshjeve në SHBA.

“FIFA duhej t’i zgjidhte këto probleme, por nuk e ka bërë. Nuk kemi stafin e logjistikës dhe as atë të rikuperimit. Ky nuk është trajtim i drejtë”, tha Taremi.

Edhe trajneri Amir Ghalenoei kritikoi organizatorët, duke thënë se Irani nuk u lejua të mbërrinte më herët në ShBA për përgatitje dhe u detyrua ta zhvendoste bazën stërvitore në Meksikë për shkak të tensioneve mes ShBA-së dhe Iranit.

Pavarësisht vështirësive, Irani vazhdon të shpresojë për kualifikimin në fazën e 1/32-ave, duke pritur rezultatet e ndeshjeve të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gruaja e futbollistit venezuelian humb jetën nga tërmeti, shpëtohet vajza e tyre e mitur

Venezuela është tronditur nga tërmetet teksa numri i viktimave shtohet moment pas momenti. Mes viktimave ka edhe familjarë dhe të dashur të personave me influencë...
15:43 | 27/06/2026

Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online

Qeveria ka miratuar një vendim të ri që përcakton procedurat dhe afatet për pezullimin ose revokimin e licencave të operatorëve që ushtrojnë aktivitetin e basteve...
10:06 | 27/06/2026

Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt

Kepi i Gjelbër ka arritur një kualifikim historik në fazën me eliminim direkt të FIFA World Cup, në paraqitjen e saj të parë në këtë...
09:36 | 27/06/2026