Policia turke arreston 178 persona para Samitit të NATO-s, mes tyre gazetarë dhe akademikë
178 persona janë arrestuar në Turqi me akuza për “terrorizëm” përpara Samitit të NATO-s , raportun të shtunën mediat vendase, duke cituar një njoftim për shtyp nga zyra e prokurorit të Ankarasë.
Këto arrestime vijnë pas një sërë operacionesh të kryera këtë javë, përpara Samitit të 7-8 korrikut, ku pritet të marrin pjesë 32 udhëheqës, përfshirë Presidentin e SHBA-së Donald Trump .
Sipas mediave vendase, duke cituar zyrën e prokurorit, deri më tani, 178 nga gjithsej 225 personat e ndaluar janë arrestuar zyrtarisht, ndërsa 34 janë liruar me kushte kufizuese.
Të premten, OJQ-ja turke MLSA, Shoqata e Studimeve të Medias dhe Ligjit, raportoi se midis të arrestuarve ka gazetarë, akademikë, avokatë, sindikalistë, mësues, studentë dhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile.
Midis atyre që janë lënë në paraburgim janë Yildiz Tar, kryeredaktore e revistës LGBT+ Kaos GL, Emel Memis, profesoreshë e ekonomisë në Universitetin e Ankarasë dhe Nevzat Ozer i Fondacionit Tema.
Ende shpresë për të mbijetuarit, foshnja nxirret shëndosh e mirë nga rrënojat pas tërmetit në Venezuelë
Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë
Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi alarmante për shkak të valës të së nxehtit
- 17:07 Ende shpresë për të mbijetuarit, foshnja nxirret shëndosh e mirë nga rrënojat pas tërmetit në Venezuelë
- 16:53 Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë
- 16:49 Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Prishtinë, plagosen dy qytetarë dhe 5 zjarrfikës
- 16:44 Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi alarmante për shkak të valës të së nxehtit
- 16:34 Sulmi ajror i SHBA-së kundër Iranit, ushtria amerikane publikon videon (VIDEO)
- 16:30 Tjetër tërmet i fortë, lëkundjet ‘shkundin’ Afganistanin dhe Pakistanin