Vrau 17-vjeçaren në Tajlandë, arrestohet autori australian. Trupi gjendet në një valixhe
Një australian është arrestuar në Tajlandë në lidhje me vdekjen e një vajze 17-vjeçare e cila u gjet në një valixhe. I dyshuari, i cili vazhdon të mohojë akuzat, “u mor në paraburgim pas marrjes në pyetje.
Trupi i 17-vjeçares u gjet pasi dyshohej se ishte vrarë. Ajo ishre futur në një valixhe dhe është hedhur në një zonë të pyllëzuar pranë një linje hekurudhore.
Policia po pret rezultatet e autopsisë, si dhe prova të tjera, përpara se të ngrejë akuza për “rrëmbim të një të mituri për qëllime seksuale”, “vrasje” dhe “fshehje të një kufome”.
Sipas mediave lokale, 46-vjeçari australian u arrestua mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar Suvarnabhumi të Bangkokut, ndërsa po përpiqej të blinte një biletë avioni për në Perth.
Në imazhet e kamerave të sigurisë, ai shihet duke hyrë, i shoqëruar nga një grua 17-vjeçare tajlandeze, brenda një ndërtese në vendpushimin turistik të Pattayas natën e së mërkurës.
Pastaj, disa orë më vonë, ai shihet duke u larguar vetëm, duke mbajtur një valixhe të madhe të zezë në pjesën e pasme të një skuteri.
Policia e gjeti valixhen të nesërmen pranë shinave të trenit dhe brenda saj zbuloi trupin e gruas së re, me lëndime të dukshme.
Goditje e rëndë për Rusinë, Ukraina sulmon një uzinë që prodhonte raketa balistike
Ende shpresë për të mbijetuarit, foshnja nxirret shëndosh e mirë nga rrënojat pas tërmetit në Venezuelë
Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë
- 17:13 Goditje e rëndë për Rusinë, Ukraina sulmon një uzinë që prodhonte raketa balistike
- 17:07 Ende shpresë për të mbijetuarit, foshnja nxirret shëndosh e mirë nga rrënojat pas tërmetit në Venezuelë
- 16:53 Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë
- 16:49 Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Prishtinë, plagosen dy qytetarë dhe 5 zjarrfikës
- 16:44 Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi alarmante për shkak të valës të së nxehtit
- 16:34 Sulmi ajror i SHBA-së kundër Iranit, ushtria amerikane publikon videon (VIDEO)