Barcelona, ”lamtumirë” Champions, Messi eliminohet nga PSG, Liverpool kalon në raundin tjetër
Nuk ka mrekulli në Paris. Barcelona eliminohet nga Champions League që në raundin e parë me eliminim direkt, duke regjistruar një nga performancat më zhgënjyese në dekadën e fundit.
Skuadra e Leo Mesit barazoi në Francë ndaj PSG me rezultatin 1-1, por humbja turpëruese në ndeshjen e vajtjes 4-1 linte shumë pak vend për të imagjinuar një përmbysje. Goli i Mbape me 11-metërsh, realizimi i Leo Mesi dhe një penallti e humbur po nga argjentinasi ishin episodet e ndeshjes, që nxjerrin nga gara katalanasit, që tani duhet të përqendrojnë forcat në La Liga.
Në ndeshjen tjetër mes Liverpool dhe Leipzig, anglezët triumfuan sërish me rezultatin 2-0 edhe në takimin e kthimit.
Salah dhe Mane vulosën kualifikimin e ekipit të Jurgen Klopp, që tani i ka përqëndruar të gjitha forcat te liga e kampionëve. Deri më tani, për në raundin tjetër të Champions league janë kualifikuar Porto, Dortmund, PSG dhe Liverpool.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta