Barcelona ndalet nga Cadiz, Koeman: Këtu të dëbojnë me karton të kuq për asgjë!
Barcelona nuk po kalon një moment të mirë, teksa katalanasit zhgënjyen të enjten duke barazuar pa gola ndaj Cadiz. Ky barazim i lë 7 pikë pas në renditje nga kryesuesit e Real Madrid.
Barça e zgjati serinë pa fitore në tri ndeshje radhazi, në të gjitha garat, pas një ngërçi në “Estadio Nuevo Mirandilla” të enjten mbrëma. Frenkie de Jong u ndëshkua me të kuq në mes të pjesës së dytë, ndërsa Koeman pësoi të njëjtin fat më vonë, duke kompletuar një natë të mjerueshme për Blaugrana-t.
Trajnerit holandez iu dha kartoni i kuq në momentet e fundit të ndeshjes, pasi protestoi kundër vendimit të gjyqtarit për t’i treguar Sergio Busquets të verdhën për gjuajtjen e topit. Kishte dy topa në fushë në atë kohë dhe spanjolli kaloi njërën prej tyre te një lojtar i Cadiz, që kishte topin tjetër, me ankesat e Koeman që e dëbuan atë nga fusha.
Koeman shprehu zhgënjimin e tij për sjelljen e diskutueshme të gjyqtarit, ndërsa foli për “Barca TV”.
“Gjyqtarët nuk më dëbuan për nervozizëm, por pasi i thashë gjyqtarit se ishte një top i dytë në fushë dhe loja duhej ndalur. Në këtë vend, gjyqtarët ju dërgojnë në tribunë për asgjë. Unë e pyeta pse dhe kryesori më tha: “Qëndrimi, qëndrimi”, tha ai.
Presioni ka të ngjarë të rritet mbi Koeman pas një dështimi tjetër të rëndësishëm në La Liga, që e ka lënë Barcelonën shtatë pikë prapa liderit, Real Madrid, në renditje, pasi ka luajtur një ndeshje më pak.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta